VIDEO-Aplikacioni eKesco ofron shumë mundësi për konsumatorët

VIDEO-Aplikacioni eKesco ofron shumë mundësi për konsumatorët

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) muajë më parë ka lansuar këtë javë aplikacionin “eKesco”, i cili u mundëson konsumatorëve të paguajnë faturat e energjisë elektrike online si dhe të jenë të informuar për çdo zhvillim që lidhet me furnizimin me rrymë.

Drejtoresha për Komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj si dhe Kastriot Çunaku gjatë intervistës sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), shpjeguan funksionimin e aplikacionit eKesco si dhe shërbimet që ky aplikacion ofron.

Pajaziti-Arifaj, tha se KEDS është jemi kujdesur që aplikacioni të jetë lehtë i qasshëm dhe i përdorshëm. Për këtë arsye, presim që ai të gjejë përdorim të gjerë tek konsumatorët,” thotë Naxhije Pajaziti-Arifaj.

“Ky aplikacion ofron shumë mundësi, me këtë aplikacioni mund të bëhet edhe online, dhe ne jemi kujdesur që edhe diaspora mund të bëj pagesa”, tha ajo. Sipas saj ky aplikacion do t’u kursejë kohë konsumatorëve, të cilët nuk kanë më nevojë të shkojnë në zyret e kompanisë për të bërë pagesat si dhe në këtë aplikacion konsumatorët do marrin shumë informata të nevojshme për ta.

Përdoruesit e telefonave me sistem Android, këtë aplikacion mund ta shkarkojnë në PlayStore, ndërsa përdoruesit e telefonave iPhone mund ta shkarkojnë në AppStore.

Një udhëzues që u sqaron konsumatorëve se si të regjistrohen dhe ta përdorin këtë aplikacion gjendet në faqen e KESCO-s në internet.

Aplikacioni lejon disa persona të hapin llogari me njehsorin e njëjtë dhe një përdorues mund të ketë një ose më shumë njehsorë të regjistruar në llogari, sqarohet ndër të tjerash në manual.

KESCO është themeluar në janar të vitit 2015.  Një nga reformat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse të sistemit energjetik në Kosovë, është edhe ndarja e Shpërndarjes dhe Furnizimit dhe KESCO është një nga ato reforma të cilat synojnë liberalizimin e tregut të furnizimit me energji elektrike.

Autor: RTKlive