Çmimet e naftës shënojnë rënie në tregjet botërore

Çmimet e naftës shënojnë rënie në tregjet botërore

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 19 cent ose me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 71.05 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 45 cent ose me 0.7 për qind dhe u tregtuan me 61.33 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,294.91 dollarë amerikanë për onz.