Paris Hilton për Kim Kardashian: Është vërtet e guximshme të bëhesh avokate

Paris Hilton për Kim Kardashian: Është vërtet e guximshme të bëhesh avokate

Ylli botëror, Kim Kardashian tash e disa muaj është duke mësuar si studente e juridikut. Ajo dëshiron ta kalojë provimin e jurisprudencës dhe në vitin 2022 të bëhet avokate.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se përfshirja e saj në produktet e e bukurisë, reklamat nuk është e mjaftueshme dhe se për këtë dëshiron të bëhet avokate.

Thuhet se Kardashian ka qenë gjithnjë e interesuar për të drejtën penale pasi edhe babai i saj i ndjerë ishte avokat i njohur amerikan.

Një përkrahje të madhe rreth kësaj, Kim e ka marrë edhe nga aktorja amerikane, Paris Hilton  e cila thotë se kjo gjë që po bën Kim është ‘vërtet e guximshme’.

Dëshira e saj për avokaturë u rrit pas takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Kim poashtu ka liruar 17 të burgosur në 90 ditë si pjesë e fushatës së saj për të fituar drejtësinë për të burgosurit, të cilëve iu janë shqiptuar dënime të gjata për shkelje të nivelit të drogës.