Prokuroria në aksion, 65 aktakuza të ngritura brenda 24 orëve

Prokuroria në aksion, 65 aktakuza të ngritura brenda 24 orëve

65 aktakuza janë ngritur vetëm 24 orët e fundit nga Prokuroria e Shtetit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo Prokurori, raporton lajmi.net.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë e Kosovës, janë ngritur 65 aktakuza për vepra të ndryshme penale”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të Shtetit në të gjitha prokuroritë Themelore, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar për 48 orë 9 persona për vepra të ndryshme penale.

Kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është bërë për 7 persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të ndryshme.

Një person i dyshuar për grabitje është ekstraduar nga Mali i Zi, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Pejë, për një rast të ndodhur  me 4 maj të vitit 2018.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 bastisje, njëra në lagjen “Arbana” në Prizren, si dhe, tjetra në fshatin Zabërgj, komuna Klinës.

Po ashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) është bërë një ankesë kundër Aktgjykimit për lirimin dhe kthimin e sendeve të sekuestruara sipas neni 229, 274.

Ndërkaq, më 15 maj 2019,  në fshatin Rapqe – Komuna e Dragashit ka ndodhur një “Tentim vjedhje” nga neni 313  lidhur me nenin 28 të KPRK-së.