Osmani: Ndryshimet në Qeveri pas takimit mes Ahmetit dhe Zaevit

Osmani: Ndryshimet në Qeveri pas takimit mes Ahmetit dhe Zaevit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani thotë se ndryshimet në Qeveri do të jenë përmirësime të kapaciteteve në përforcimin e politikave lidhur me çështjet ekonomike.

Ai përsëri tha se ndryshimet në Qeveri do të vinë pas takimet të Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit, kryetarët e partive më të mëdha në koalicionin qeverisës

“Dje kishte takim të shkurtër në një ngjarje, por pa hapësirë që të hapen këto çështje”, thotë Osmani.

Ai tha se pas takimit Ahmeti-Zaev edhe partitë politike do të debatojnë nga brenda për të njëjtat çështje