Apple ka rënë në pozitën e tretë, në tregun global të shitjes së telefonave

Apple ka rënë në pozitën e tretë, në tregun global të shitjes së telefonave

Shitjet botërore të iPhone të Apple në Q1 kanë qenë më të ulëta sesa pritej, kryesisht për shkak të rritjeve më të larta të çmimeve, duke e renditur atë në pozitën e tretë në tregun global të telefonave – pas Samsung dhe Huawei.

Sipas TrendForce, volumi global i prodhimit të telefonëve për qerekun e parë të 2019 arriti në 311 milionë njësi, duke shënuar rënie vjetore prej 9%.

Kështu, vëllimi i prodhimit global të telefonave në 2019 parashikohet të mos regjistrojë një ndryshim të rëndësishëm prej vitit 2018. TrendForce parashikon më tej se vëllimi i prodhimit global në 2019 do të kompletohet me 3.7% nga viti 2018 në rreth 1.4 miliardë njësi.

TrendForce vlerëson se iPhone marrin një pjesë të tregut prej 40% në tregun amerikan, por shumica e bazave të prodhimit janë të vendosura në Kinë, me vetëm disa nga produkteve të prodhuara në Indi.