Për herë të parë në Kosovë xhirohet Pelikani

Për herë të parë në Kosovë xhirohet Pelikani

Regjisori Blerdi Malushi ka arritur të xhiroj për herë të parë Pelikanin në Kosovë.

Regjisori Blerdi Malushi tha për RTKlive se është hera e parë që Pelikani shihet në Kosovë.

“Aq sa kemi informata ne, ky shpend pra Pelikani nuk është parë më herët këtej. Unë kam arritur ta kem fotografinë dhe Videon xhiruar e cila është ekskluzive për grupin  e “Wildlife - Albanian Photographers”, tha Malushi, duke treguar se ky gjirim është bërë në rrethinën e Ferizajt.

 Bashkëpunimi i regjisorit Blerdi Malushit dhe fotografit Arian Mavriqi do të vazhdoj dhe do të sjellin video dhe foto të tjera për kafshët dhe shpezët e egra në Kosovë. RTKlive

Autor: Fadil Sertolli