Xhaferi takon Princin Eduard

Xhaferi takon Princin Eduard

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mori pjesë në pritjen e që u organizua për Kontin e Veseksit, Princin Eduard.

Pritja ishte organizuar në rezidencën e Ambasadës Britanike në Shkup.

Kjo është vizita e dytë e Princi Eduard në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2006, ai kishte vizituar këtë vend me rastin e hapjes së objektit të ri të Ambasadës Britanike në Shkup.

Princi Eduard do të marrë pjesë në manifestimin e organizuar në Filarmoninë Kombëtare për të shënuar bashkëpunimin midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë Veriore në sferën e arsimit, mjedisit jetësor dhe artit.