Oriz me kurkuma

Oriz me kurkuma

Një pjatë e shijshme, e shëndetshme dhe e shpejtë.

Përbërësit: 

1 filxhan oriz

1 kanace bizele

1 qepë

2 thelpinj hudhre

kripë dhe piper i zi

kurkuma

vaj ulliri.
 

Udhëzimet:

Qepën grijeni imët dhe skuqeni në vaj ulliri.

Shtoni hudhrën e grirë imët dhe vazhdojeni skuqjen edhe për pak kohë.

Orizin e larë shtojani qepës e kaurdiseni derisa të marrë një pamje të kristaltë.

Pastaj shtoni ujin dhe vazhdojeni zierjen në temperaturë të ulët.

Pas 15 minutash shtojani kurkuman e trazuar me pak ujë.

Shtoni edhe bizelet, kripë e piper dhe vazhdojeni zierjen derisa të jetë i gatshëm orizi.