Një person dënohet me shtatë vjet burgim për vjedhje

Një person dënohet me shtatë vjet burgim për vjedhje

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.A. për veprat penale “Vjedhje e rëndë”.

I akuzuari F.A. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vitesh ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3000 (tremijë) euro, njofton Klan Kosova.

“Gjykata ka konstatuar se i akuzuari F.A. ka kryer veprën penale të vjedhjes me qëllim që me përvetësimin e pasurisë së huaj të luajtshme t’i sjell vetes përfitim pasuror të kundërligjshëm. Të akuzuarit do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.