Ndërtimi i pendave për grumbullimin e ujit, e vetmja zgjidhje për Kamenicën

Ndërtimi i pendave për grumbullimin e ujit, e vetmja zgjidhje për Kamenicën

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë 800 mijë euro për rihartimin e projektit për hidrosistemin Kikë - Kremenatë, i cili është në fazën e përfundimit të instalimit të ujëmatësve.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi në një diskutimin publik me qytetarët e Kamenicës për projektin “Hidrosistemi Kikë – Kremenatë”, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të ndryshojë gjendjen dhe beson se ky proces do të përmbyllet me sukses.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se çështja e ujit në këtë komunë  mund të zgjidhet vetëm me ndërtimin e tri hidrocentraleve të parapara.

Kryeshefi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmeti, tha se Kamenica është një ndër komunat bashkëpunuese me staf kompetent, gjë që tha se e bënë të besojë në implementimin e suksesshëm të këtij projekti.

Këshilltari Ndërministror i ujërave, Baton Begolli, tha se parashihet që në vitin 2050 gjendja e ujërave në Kosovë do të jetë edhe më e keqe. Ai tha se Kosova bënë pjesë në shtetet me stres ujor, e për të evituar këtë, theksoi se duhet t'i jepet vëmendje e madhe fokusimit në rezervat ujore./