Itali, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë dhe 1 mijë euro

Itali, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë dhe 1 mijë euro

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua 13 gram kokainë në makinë.

Shqiptari me inicialet B.X, 31-vjeç u arrestua në Cantu në mbrëmjen e 14 majit 2019, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari u përpoq t’i shpëtonte policisë, çka nxiti policinë ta ndiqte dhe ti ushtronte kontrollin në makinë.

Ata i gjetën në makinë shqiptarit 13 gramë kokainë, ndërsa pas kontrollit në shtëpi iu gjetën një mijë euro para të gatshme që konsideroheshin si të ardhura nga tregtia e drogës.

I arrestuari, pas përfundimit të formaliteteve, u dërgua në burgun e Bassone në Como në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./oranews/