Jameela Jamil: Aborti ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë në jetë

Jameela Jamil: Aborti ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë në jetë

Aktorja Jameela Jamil tha se aborti ka qenë “vendimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë” në prag të ligjit të diskutueshëm për abortin në Alabama.

Ko e fundit gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar një ligj “mizor” që e bëri abortin të paligjshëm madje edhe në rastet e përdhunimit dhe thotë se mjekët mund të burgosen për jetë nëse kryejnë një procedurë të tillë.

Gjeorgjia imponoi versionin më ekstrem të ligjit, që do të thotë se gratë që marrin këtë procedurë mund të përballen me dënimin me vdekje.

Jameela Jamil (Foto:Getty Images/Guliver)

Aktorja 33-vjeçare britanike, e cila jeton në LA pas hyrjes së ndalimit të abortit në Gjeorgji, ka zbuluar “Kam pasur një abort kur isha e re dhe ishte vendimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”.

Për të dyja për mua dhe për foshnjën që nuk e desha dhe nuk isha gati emocionalisht, psiqikisht dhe financiarisht. Shumë fëmijë do të përfundojnë në jetimore, aq shumë jetë të rrënuara. Edhe në Instagram, ku ajo ka grumbulluar 400.000 pëlqime, ka shkruar: “Unë nuk brengosem se çka mendoni ju për vendimin tim”.

“Ky ligj kundër abortit në Gjeorgji është aq tronditës, ç’njerëzor dhe demonstrues si një urrejtjeje ndaj grave, një shpërfillje për të drejtat, organet tona, shëndetin mendor dhe në thelb një dënim për viktimat e përdhunimit, duke detyruar të mbajnë fëmijën e përdhunuesit të tyre . Unë jam aq e tronditur saqë bota jonë nuk është vetëm pas, po lëviz prapa”, tha ajo. /Telegrafi/