Lushtaku: Serbia të pranojë krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë

Lushtaku: Serbia të pranojë krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë

Deputeti Mërgim Lushtaku në emër të PDK-së, ka thënë se përmes rezolutës së prezantuar sot në Kuvend të kërkohet që shteti serb të pranojë krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë.

Ai tha se si grup parlamentar e mbështesin rezolutën për gjenocidin serb të kryer gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Përmes kësaj rezolute ai tha se kërkohet që Serbia përpos pranimit të fajit të ndryshojë fatin e të pagjeturve, të dalin para drejtësisë fajtorët e krimit dhe gjenocidit, të paguajë dëmshpërblimin e luftës duke kompensuar të gjitha dëmet.