Manchesteri kërkon futbollistin e PSG-së, pa asnjë cent

Manchesteri kërkon futbollistin e PSG-së, pa asnjë cent

Adrien Rabiot është pa kontratë në fund të sezonit pasi kontrata aktuale e tij me PSG skadon në qershor.

Juventus është skuadra më serioze për të marrë shërbimet e 23 vjeçarit, por tani në garë është futur edhe Manchester United.

Skuadra angleze nuk ka arritur objektivat këtë sezon dhe synon të marr francezin me parametra zero, shkruan indeksonline.

Largimi i Paul Pogbas do të linte hapësira të mëdha në mesfushë dhe Rabiot do të ishte ideal.