​Kosova-Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fusha të interesit të përbashkët

​Kosova-Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fusha të interesit të përbashkët

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë, Bojan Bertoncelj me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejmë në fusha të interesit të përbashkët.

Veç ri-theksimit të mbështetjes së fuqishme sllovene ndaj anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Komunitetin Ndërkombëtarë, avancimit të agjendës euro-atlantike; një vëmendje e posaçme i është kushtuar zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve respektive.

Ministri Pacolli falënderoi diplomatin slloven për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia ka ofruar për sigurinë me kontingjentin e ushtrisë në kuadër të KFOR-it.