Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”

Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”

Shqipëria ka arritur që të kualifikohet për në natën finale të “Eurovision 2019”.

Këngëtarja Jonida Maliqi ka përfaqësuar denjësisht shtetin shqiptar me interpretimin e këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e këndoi në gjuhën shqipe.

Shqiptarët nga diaspora kanë mundësinë të votojnë për artisten shqiptare, dhe këtë mund ta bëjnë deri në 20 herë, sipas rregullave të votimit në “Eurovision”.

Jonida mbante kodin “14”, përmes së cilit shqiptarët nga diaspora patën mundësi ta votojnë.