Boieng njofton se ka kompletuar riparimin e softuerit të Max 737

Boieng njofton se ka kompletuar riparimin e softuerit të Max 737

Boeing ka njoftuar të enjten se ka përfunduar riparimin e softuerit që i ka shkaktuar probleme te modeli i aeroplanëve Max 737.

Prodhuesi i avionëve përmes një njoftimi ka treguar se realizuar 207 fluturime me softuer të përditësuar për pak më shumë se 360 orë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Softuerët drejtohen nga Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së dhe homologëve të saj në vende të tjera që duan ta rishikojnë atë.

Zëdhënësi i FAA ka thënë se materialet e Boeing, përfshirë softuerin ende nuk janë dorëzuar.

“Ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë FAA-së dhe rregullatorëve të tjerë global të gjitha informacionet për të cilat ata kanë nevojë dhe këtë ta bëjnë në mënyrë të drejtë”.

“Jemi duke bërë përparim të qartë dhe të qëndrueshëm dhe jemi të bindur se me përditësimet e softuerit Max 373 do të jetë njëri prej aeroplanëve më të sigurt për të fluturuar” është shprehur Dennis Muilenburg.