Dukja e Ava Max me flokë ngjyrë rozë

Dukja e Ava Max me flokë ngjyrë rozë

Ava Max po vazhdon të jetë në qendër të mediave ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare tashmë ka sjell disa projekte muzikore dhe ka mbajtur koncerte të ndryshme anembanë botës.

E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, e cila ndan momente mjaft të veçanta me ndjekësit e saj.

Ajo së fundmi ka ndryshuar stilin e flokëve dhe disa imazhe të reja me ngjyrë rozë,tanimë i ka publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram. Bukuroshja jonë duket mjaft atraktive dhe ky ndërrim i ri i saj po pëlqehet edhe nga fansat e Ava Max.

Në një nga intervistat e fundit të saj për “Khaosod English”, Ava me krenari tregon se është me prejardhje shqiptare, madje ka thënë se ishte e ngacmuar në shkollë.

Ajo ka pohuar gjithashtu se ka punuar shumë për të arritur një sukses në jetë dhe nuk merret aspak me ato që thonë të tjerët rreth saj.