Lekaj: Eurowings do të shtrijë operimin e saj në Kosovë

Lekaj: Eurowings do të shtrijë operimin e saj në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se sot kanë marrë një lajm të mirë nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Kompania e njohur Eurowings, pjesë e familjes Lufthansa, nga qershori do të shtrijë operimin e saj në Kosovë. E fillon me stacionimin e aeroplanit të parë në ANP “Adem Jashari”, për të vazhduar më pas edhe me hapjen e qendrës trajnuese dhe punësimit të vendasve”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

“Krahas kësaj, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, më informoi edhe për zhvillime dhe të arritura të tjera të institucionit që ai drejton”.

Lekaj ka thënë se në këtë takim kanë folur për veprimet e ndërmarra për rritjen e sigurisë, ndryshimet që pritet t’i bëhen Ligjit për Aviacionin Civil, mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe përgatitjet drejt marrjes në kontroll të hapësirës së ulët ajrore.

“Ritheksova edhe njëherë zotimin tim për të siguruar trajtim meritor për personelin e aviacionit brenda administratës së shtetit”.