Pas ndarjes, Adele blen shtëpi luksoze me çmim marramendës

Pas ndarjes, Adele blen shtëpi luksoze me çmim marramendës

Adele ka shpenzuar mbi 10 milionë dollar për një mansion në Beverly Hills e cila gjendet shumë afër shtëpisë në të cilën ajo kishte jetuar me partnerin e saj, Simone Konecki duke ngjallur dyshimet se dyshja mund të rikthehen.

Shtëpia posedon pesë dhoma gjumi, gjashtë banjo, e cila fillimisht ishte e ndërtuar në fillim të viteve ’60, përfshin një sipërfaqe prej 6.045 metra katrorë dhe është e shtrirë në gati një hektar,  njoftoi të enjten Variety.

Shtëpia e re e këngëtares 31-vjeçare angleze përfshin pajisje të tilla si një zyrë e madhe, një studio arti, një dhomë zanati, një bibliotekë dhe një palestër.

E lindur në Londër, e cila ka një djalin gjashtëvjeçar Angelo me Konecki, më parë ka paguar 9.5 milionë dollarë për një shtëpi në një lagje luksoze. 

Në atë lagje banojnë yjet si Jennifer Lawrence, Katy Perry dhe Cameron Diaz, si dhe çiftet e famshme si Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, Penelope Cruz dhe Javier Bardem, dhe Nicole Kidman dhe Keith Urban.

Blerja e kësaj shtëpie vjen rreth një muaj pasi fituesja e Grammy konfirmoi ndarjen e saj nga Konecki, një biznesmen 45-vjeçar,me të cilin u lidhë dy vjet më parë.

Adele dhe Konecki filluan të takohen në vitin 2011 dhe e mirëpriten djalin e tyre Angelo.