Shikohet mundësia për lehtësim të procedurave për licencim të barnatoreve

Shikohet mundësia për lehtësim të procedurave për licencim të barnatoreve

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), për të sqaruar dispozitat ligjore përkitazi me Udhëzimin Administrativ për barnatore, ka mbajtur një takim gjithëpërfshirës, ku pjesëmarrës kanë qenë zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës dhe Bordi i Ankesave.

Takimi është thirrur për të sqaruar të gjitha dyshimet se aplikimi i normave të parapara me këtë udhëzim administrative po ju shkakton palëve vonesa në aplikimin e tyre për licencim dhe rilicencim të barnatoreve.

Gjatë këtij takimi, pas diskutimeve të shumta dhe sqarimeve të të gjitha palëve pjesëmarrëse, është arritur që të dilet me konkludime konkrete të cilat tani do të lehtësojnë porcedurat e licencimit dhe rilicencimit të barnatoreve.

Me këtë rast, AKPPM i njofton të gjitha palët se me rastin e rilicencimit (pas 5 vitesh), duke qenë se në aplikacionin barnatari ende nuk figuron rubrika për këtë çështje.

Deri në rregullimin e kësaj çështje teknike, pala duhet që aplikacionin e printuar (kopje fizike) ta sjellin në AKPPM brenda afateve të përcaktuara, duke zbatuar nenin 9-të të udhëzimit administrativ numër 11/2015 për barnatore.

Gjithashtu, AKPPM, i këshillon të gjitha palët që me rastin e pagesës vjetore për licencë të kontrollojnë afatet e parapara, pasi që në rast të mos respektimit të afateve, AKPPM obligohet të inicioj procedurën e anulimit të licencës.

Të gjitha palët të cilat kanë nevojë për sqarime shtesë në lidhje me procedurat e parapara me këtë udhëzim administrative, t’i drejtohen departamentit të licencimit në AKPPM


MË SHUME NGA Shëndetësi