Arkitekti i piramidës së Luvrit ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Arkitekti i piramidës së Luvrit ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

I M Pei, arkitekti i shumë ndërtesave duke përfshirë piramidën e qelqit jashtë Luvrit në Paris, ka vdekur në moshën 102 vjeçare.

Familjarë, miq e të njohur do e kujtojnë atë gjithmonë te shumë struktura ikonike në mbarë botën që mbajnë firmën e tij, transmeton TCH.

Projektimet e Pei-it janë të njohura për gjeometrinë e saktë, sipërfaqet e rrafshta dhe drita natyrore.

Ai vazhdoi të punonte mirë në pleqëri, duke krijuar një nga kryeveprat e tij më të famshme – Muzeun e Artit Islamik në Doha, Katar – në të 80-tat e tij.


MË SHUME NGA Kulturë