Selena Gomez zbulon se ka mesazhe sekrete në koleksionin e saj Puma

Selena Gomez zbulon se ka mesazhe sekrete në koleksionin e saj Puma

Ylli 26 vjeçar të mërkurën ka lansuar koleksionin e saj të dytë për markën Puma. Bukuroshja të mërkurën lëshoi koleksionin e saj të dytë për këtë markë, duke zbuluar se disa nga produktet në linjë kanë mesazhe sekrete që duhet zbuluar nga fansat e saj.

Linja SG x PUMA SS19, e cila frymëzohet nga mënyra e jetesës së Gomez, përmban një koleksion të rehatshëm, ku përfshihen të gjitha llojet e veshjeve.

Gomez tregoi se linja PUMA, e cila shkon në çmim prej 12 dollarë deri në 120 dollarë përmban grafikë delikate dhe të vogla në disa nga artikujt e koleksionit, përfshirë edhe ditëlindjen e saj, koordinatat gjeografike të vendlindjes dhe disa nga qytetet e saj të preferuara si Los Anxhelos, New York dhe Herzogenaurach, Gjermani, ku gjendet edhe selia e Pumës.

“Unë kam vënë disa nga tatuazhet e mia, nga data e lindjes, nga koordinatat e vendlindjes sime. Përpiqem të gjej mënyra origjinale për ta bërë këtë. “Çdo gjë që ka të bëj në karrierën time dhe në jetën time, thjesht ndjehem kaq mirënjohëse. Pra, shumicën e kohës unë përpiqem të vë një pjesë të vogël nga jeta e ime në atë”, ka thënë Selena për revistën Glamour.

Pavarësisht përdorimit të Instagramit për partneritete dhe promovime, Gomez e cila numëron mbi 150 milionë ndjekës- duke qenë e treta më e ndjekur, kohëve të fundit ka folur për rreziqet që kanë mediat sociale për të rinjtë.

Gjatë një paneli promovues për filmin e saj të ri “The Dead Do not Die”, këngëtarja dhe aktorja ka zbuluar marrëdhënien e komplikuar që ajo ka me mediat sociale dhe frikën rreth mënyrës se shoqëria ka ndikuar në brezin e saj.