Tortellini me brokoli

Tortellini me brokoli

Brokolit krokantë dhe tortelinit e mbushura me djathë, janë një sallatë e përsosur verore, të cilën mund ta konsumoni edhe në vend të darkës.

Përbërësit: 

1 kg brokoli

500 gr tortellini me djathë

1/2 filxhan majonez

2 lugë gjelle uthull

2 lugë gjelle sheqer

1 filxhan Fara luledielli

1 qepë e kuqe.

Udhëzimet:

Tortellinit ziejini sipas udhëzimit në paketim.

Kullojini e shpëlajini me ujë të ftohtë.

Në ujin e njëjtë ku janë zier tortellinit, ziejini për pak minuta edhe brokolit. Më pas largojini nga uji dhe lërini mënjanë.

Brokolit, tortellinit, farat e lulediellit dhe qepën e grirë imët bashkojini në një enë.

Sipër sallatës hidhni përzierjen me majonezë, sheqer e uthull. Përziejini mirë dhe shërbejini.