Spinaq në furrë

Spinaq në furrë

Një recetë super e lehtë për ata që nuk kanë mundësi të kalojnë shumë kohë në kuzhinë.

Përbërësit

Për sa persona doni ta shërbeni

  

500 gr spinaq

1-3 qepë e njomë

200 ml qumësht

1 lugë gjelle ajkë të thartë/shtalpë

200 gr djath

3-4 thelpinj hudhre

3 vezë

vaj

kripë dhe piper i zi

mëlmesa

kaçkavall.

Udhëzimet:

Qepët e grira skuqini në vaj, pastaj shtoni hudhrën dhe spinaqin e grirë.

Skuqini bashkë të gjitha derisa të shterrojë lëngu i tepërt.

Pastaj enën largojeni nga zjarri, shtoni kripë e piper dhe mëlmesa sipas dëshirës.

Djathin shkërmoqeni me pirun, shtoni shtalpën e qumështin dhe përzijini mirë të gjitha duke u shtuar edhe vezët.

Kur të jetë ftohur pak spinaqi, shtojani masën me djathë dhe përziejini mirë të gjitha.

Këtë masë zbrazeni në tavën e lyer me yndyrë.

Sipër spinaqit hidhni pak djathë kaçkavall të grirë në rende.

Tavën vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 35 minuta. Pak para se ta nxirrni nga furra, në mes të tavës thyeni një vezë.

Një drekë e shkëlqyeshme dhe e shëndetshme.