Vdes elektricisti 35 vjeçar në Durrës

Vdes elektricisti 35 vjeçar në Durrës

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në Durrësi pas ra në kontakt me energjinë elektrike ndërsa po riparonte një defekt në një shtyllë.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes rreth orës 12:50 në Rashbull

"Më datë 17.05.2019, rreth orës 12:50, në Rrashbull, Durrës, shtetasi  K.Xh., 35 vjeç, banues në Durrës, elektricist, duke riparuar një defekt elektrik në një shtyllë , ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë", raportoi policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews/