I ka kapërcyer kufijtë e suksesit filmi “Dy gisht mjaltë”, me protagonizmin absolut të Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës.

Dukshëm, ky produksion kinematografik është mirëpritur në masë nga të gjithë si në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoi, e në disa shtete të ndryshme të Evropës ku është shfaqur deri sot.

Ndërkohë, që lista e vendeve të tjera që do të shfaqin në kinematë e tyre filmin që po thyen çdo rekord pritshmërie është ende e gjatë. Në vazhdën e sukseseve të radhës, Ermali ka ndarë me të gjithë arritjen e radhës.