Meta e Balla në Cërrik: Të jemi bashkë për të ardhmen Evropian

Meta e Balla në Cërrik: Të jemi bashkë për të ardhmen Evropian

Nga Cërriku në 76-vjetorin e batalionit të Dumresë, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kanë dhënë mesazhe bashkimi në të mirë të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

“Të gjithë bashkë duhet të punojmë për të ardhmen europiane të Shqipërisë si dhe për nderimin e luftës antifashiste. E ardhmja e shqiptarëve duhet të ndërtohet në Cërrik, Elbasan dhe në të gjithë qytetet tona”, deklaroi Presidenti Meta.

Ndërsa kreu i Grupit parlamentar të PS, tha se: “Jemi dy javë larg nga hapja e rrugës për në BE dhe të gjitha partitë politike, kanë kontributin e tyre. Sot për të ardhmen europiane të Shqipërisë për gjakun e dëshmorëve duhet të jemi të gjithë bashkë”.