Pija që ju ndihmon të hiqni dhjamin në bel

Pija që ju ndihmon të hiqni dhjamin në bel

Një super recetë për të humbur dhjamin e tepërt në zonën e barkut, është pija sekrete!

Kjo pije do stimulojë trupin, duke konsumuar dhjamin dhe duke stimuluar metabolizmin pa asnjë efekt negativ.

Fillimisht duhet të evitoni ëmbëlsirat, patatinat dhe ushqimet e shpejta gjatë këtyre 4 ditëve dhe të konsumoni fruta dhe perime që përmbajnë sasi të mëdha uji.

Kjo do ndihmojë të luftoni dehidratimin dhe lodhjen. Kjo pije është ideale për këdo që është i gatshëm të ndryshojë stilin e jetës.

Do ndihmojë në djegien e kileve të tepërta. Ndërkohë, do përmirësojë metabolizmin, kontrollon dëshirat dhe do heqë toksinat dhe mbetjet e padëshiruara nga trupi juaj.

Ja si ta përgatisni këtë pije ‘magjike’: 1 lugë çaji rrënjë xhinxheri, 8 gota uji, 1 kastravec i freskët, me përmasa mesatare, të cilin e bëni feta-feta, 1 limon mesatar, gjithashtu i prerë me feta; 12 gjethe menteje,

Përziejini të gjithë përbërësit dhe vërini në një shishe një natë para se t’i konsumoni.

Pijeni përzierjen ditën e nesërme. Thuajse të gjithë përbërësit kanë efekt diuretik natyralë dhe në këtë mënyrë, likuidet e tepërta të trupit tënd do dalin përmes urinës.