Lepuri i vogël shpëtoi me vështirësi nga kthetrat e sorrës që e grabiti

Lepuri i vogël shpëtoi me vështirësi nga kthetrat e sorrës që e grabiti

Ray Pownall po fotografonte ketrat në një pjesë malore të Merseyside të Anglisë, kur pa një skenë të pazakontë mes dy gjallesave.

Ishte një sorrë që e grabiti një lepur të vogël, i cili përpëlitej i pashpresë në kthetrat e saj të fuqishme.

Megjithatë, brejtësi ia doli të ikte me shumë vështirësi dhe të kthehej sërish në tokë i pa lënduar.

Afër tij është afruar një lepur edhe më i madh, në mënyrë që ta mbrojë, për të mos ndodhur ndonjë grabitje tjetër.

Me të fluturuar në atë zonë edhe për një kohë, sorra është larguar e uritur, meqenëse nuk arriti ta kapte më.