Maska ideale për flokë të yndyrshme

Maska ideale për flokë të yndyrshme

Flokët e yndyrshëm janë një problem shqetësues për shumë persona, për këtë është e rëndësishme që ne të kujdesemi me metoda të ndryshme natyrale për të eliminuar sa më shumë këtë problem.

Një mënyrë e mirë për të eleminuar sa më shumë yndyrën në flokë është përdorimi i uthullës së mollës të kombinuar me mente.

Krijimin e yndyrës në flokë e sjellin një sërë faktorësh, si stresi, pagjumësia, klima, larjet e shpeshta, qëndrimi i zgjatur në ambiente publike, madje edhe vendi i punës.

Megjithatë, një trajtim i thjeshtë dhe me produkte natyrale (është shumë e rëndësishme të mos përdorni në flokë produkte kimike, sidomos në ndryshime temperaturash) është një maskë, e cila ka në përbërje të saj uthullën e mollës.

Për të përgatitur këtë maskë është e rëndësishme që të keni: 3 gota ujë ambienti, 2 lugë gjelle uthull molle dhe disa gjethe mente.

Në fillim vendosni ujin në një enë ku do të hidhni gjethet e mentes dhe dy lugë uthull, përzierjen, lëreni për gati 30 minuta, dhe pas larjes së zakonshme të flokëve, shpërlaji me masën e përzier. Kjo është një përzierje që përdoret sa herë që lan flokët.