Gjashtë muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjashtë muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me gjashtë muaj burg me kusht I.H me akuzën për keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi. Për të njëjtin rast Gjykata ka liruar E.H me arsyetimin se nuk ka gjetur prova.

Sipas njoftimit për media, i pandehuri I.H u shpall fajtor për shkak se 4 qershor 2010, rreth orës 12:00 në fshatin Cercë, komuna e Istogut si person përgjegjës i firmës, e me qëllim të realizimit të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për firmën e tij, përpilon fatura të rreme, duke i vu në lajthim zyrtaret e KRU. “Hidrodrini”, në atë mënyrë që në emër të përpunimit të drunjëve teknikë në sasi prej 15 m.3 të dhëna si donacion, për ndërtimin e urës së fshatit Vrellë, i arkëton nga KRU“Hidrodrini” shumën prej 1.432 euro edhe pse nuk ka kryer asnjë përpunim të tyre dhe aq më tepër nga masa drunore e përpunuar prej 10.50m3 përvetëson sasinë prej 6.25 m.3.

Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi. Të pandehurin E.H gjykata e liroj nga aktakuza ngase nuk është provuar se i pandehuri :

Në njoftim thuhet se, me datë 18.05.2009, në Istog, si anëtarë i Bordit në Ndërmarrjen Publike Kompania e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë dhe si përgjegjës i sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizim i N.J.O.”Hidrodrini” në Istog, përvetëson pasurinë e luajtshme që i është besuar, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe atë nëpërmjet firmës së tij private, dhe firmës së mikut të tij, në atë mënyre që nga shuma e të hollave të mbledhura nga participimi i banorëve të fshatit Shushicë, për ndërtimin e ujësjellësit në lagjen Avdylaj, Zekaj e Osmanaj prej 3070 euro, 1500 euro, i paguan për firmën e tij NPP.”Mefi” nga e cila shumë 4223 euro e paguan firmën “Rotring”, kinse për kryerjen e matjeve kadastrale;

Me çka kishte për të kryer vepër penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe

Në komunikatë thuhet se me datë 04.05.2016, rreth orës 16.00, në Gjykatën Themelore në Pejë me qëllim që të përmbahet nga dhënia e informacioneve të vërteta pranë Gjykatës e kanos seriozisht dëshmitarin N. F. në atë mënyrë që gjatë shqyrtimit gjyqësorë, kundër të akuzuarit E. i akuzuar për vepër penale të përvetësimit gjatë detyrës, i njëjti i është drejtuar të dëmtuarit me fjalë “mos rrej se ki pasoja” dhe pas ndërprerjes së shqyrtimit kur gjykata ka kërkuar nga dëshmitari këtu i dëmtuari që të sjellë dokumente shtesë, në korridorin e gjykatës , i njëjti i është kërcënuar me vrasje.

Me çka kishte për të kryer vepër penale të frikësimit gjatë procedurës penale.

I pandehuri E.H lirohet edhe nga obligimi i shpenzimeve gjyqësore e të cilat mjete do të bien në barrën e mjeteve buxhetore të kësaj gjykate.