​​Enver Dugolli promovon librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”

​​Enver Dugolli promovon librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”

Në 20-vjetorin e masakrës së Dubravës, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuari i kësaj masakre, Enver Dugolli do ta promovojë librin me kujtime dhe me dëshmi autentike “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”.

Libri ringjall kujtesën e atyre viteve të rënda jo vetëm në burgun e Dubravës, por edhe të burgjeve të tjera serbe, vrasjet dhe torturat më çnjerëzore të fundshekullit XX, që mbajnë emrin dhe vulën e krimeve serbe.

Përurimi i librit bëhet më 20 maj, në Bibliotekën Kombëtarë në Prishtinë, në ora 12:00.