Shqipëria rrit eksportet me Kosovën

Shqipëria rrit eksportet me Kosovën

Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me prill 2018 janë Kosova me rreth 70,4%, Spanja me 8,7% dhe Gjermania me 7,3% të totalit të eksporteve.

Sipas të dhënave të INSTAT, vendet me të cilat eksportet kanë shënuar rënie të lehtë gjatë muajit prill të këtij viti janë: Italia, SHBA dhe Zvicra.

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 52,0 %, Maqedonia e Veriut 20,1% dhe Turqia 79,0%.

Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me prill 2018 janë: Turqia 19,4%, Greqia 36,5% dhe Kina 62,9 %.