Jonida Maliqi performoi në natën finale në Eurovision

Jonida Maliqi performoi në natën finale në Eurovision

Në skenën e Eurovisionit ka kënduar këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi.

Maliqi ishte e dyta me radhë në interpretimin e këngës “Ktheju tokës”, që u prit mirë nga publiku.

Ky është edicioni i 64-t i festivalit të këngës evropiane, Eurovision.

Festivali i këtij viti mbahet në Izrael, derisa në finalen e madhe garojnë 26 shtete. Këngëtarja shqiptare ka marrë komente pozitive për këngën.

Në spektaklin që po mbahet në Tel Aviv do të performojë edhe pop-ylli me famë botërore, Madonna.

Ky festival po transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1.