Holanda triumfon në “Eurovision”

Holanda triumfon në “Eurovision”

Pas 44 vjetësh trofeu i Eurovisionit kthehet në Holandë. Në fakt, në një mbrëmje spektakulare dhe maratonike të “Eurosong”-ut në Tel Aviv, ku mysafire speciale ishte ylli i muzikës botërore, Madona, fituese ka dalë kënga e Holandës “Arcade” e kënduar nga Duncan Laurence.

Kjo këngë ka fituar me 492 pikë, duke lënë pas vetës këngën e Suedisë, me 465 pikë. Ndërkaq, këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi përfundoi në pozitën e 18-të, me 90 pikë.

Kjo është hera e pestë në histori të Eurovisionit që Holanda del fituese dhe pas më shumë se katër dekadash kënga e Eurovisionit vitin e ardhshëm do të organizohet në vendin e Tulipanëve.

Renditja përfundimtare e shteteve:


Kënga fituese


MË SHUME NGA Kulturë