Tottenhami pas talentit te Romës, gati 40 milionë euro

Tottenhami pas talentit te Romës, gati 40 milionë euro

Pas një sezoni që mund të kulmojë me suksesin në finalen e Champions League (pavarësisht dy sesioneve të merkatos me zero përforcime), Tottenhami mund të ketë një verë shumë të trazuar sa i takon merkatos, duke parë oferat e shumta nga ekipet e tjera në drejtim të lojtarëve të tij.

Drejtuesit e “Spurs”-ave kanë nisur menjëherë nga puna për të përforcuar organikën dhe, sipas medieve angleze, mes objektivave në listën e klubit anglez është edhe Nicolo Zaniolo, për të cilin ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino është gati t’i ofrojë Romës 40 milionë euro.

Vështirë se Tottenhami mund të arrijë të bindë italianët për ta lënë të lirë talentin e tyre, për të cilin në verë pritet të hapet një ankand mes ekipeve më të mëdha të Europës.