Sterling zbulon çfarë i tha Guardiola pas ndeshjes së FA Cup

Sterling zbulon çfarë i tha Guardiola pas ndeshjes së FA Cup

Pep Guardiola dje pasdite u bë protagonist në fundin e finales së FA Cup.

Në momentin që të gjithë ishin duke festuar trofeun e tretë në këtë sezon, trajneri spanjoll u pa duke biseduar me Raheem Sterling, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Sulmuesi anglez, i cili shënoi dy gola ka shpjeguar bisedën që pati me strategun e njohur në fundin e asaj ndeshje.

“Ai më tha që nuk duhet të isha përpjekur për t’ia vjedhur golin Gabriel Jesus”, zbuloi anglez, sigurisht duke evidentuar se gjithçka u shoqërua me humor, transmeton KJ.

Bëhet fjalë për golin e dytë të shënuar dje nga City, kur braziliani me një veprim të bukur e dërgoi topin drejt rrjetës, atje ku Sterling nxitoi, por që në fund goli ju dha Gabriel Jesus.