Hipotezë e re për De Rosin, presidenti: Do ta merrja menjëherë

Hipotezë e re për De Rosin, presidenti: Do ta merrja menjëherë

Duket se të gjithë duan Daniele De Rosin. Futbollisti i cili lajmëroi lamtumirën në fundin e sezonit aktual pas një jete me Romën, duket se do ta ketë të vështirë të vendos për të ardhmen.

Gjithë karrierën e tij ai ka veshur fanellën e kryeqytetasve, por nuk është i kënaqur nga trajtimi që po merr nga klubi.

Ka qenë Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit, i cili ka shfaqur admirimin për 36 vjeçarin.

“Do ta merrja menjëherë De Rosin”, përgjigjet fillimisht ai për “Sport Mediaset”.

“Është sikur ata t’ia kenë shitur Romën dikujt dhe në këmbim të fshinin te shkuarën”, shton ai.