Rekord në La Liga: Kjo është diferenca mes Barcës dhe Realit

Rekord në La Liga: Kjo është diferenca mes Barcës dhe Realit

Ky edicion në La Liga do të futet në histori, për rekordin e pikëve që ndajnë dy rivalët kryesorë të këtij kampionati.

Me humbjen e pësuar në xhiron e fundit ndaj Real Betis, skuadra e Real Madrid do të ketë së paku 18 pikë më pak se skuadra e Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Kjo diferencë mund të shkoj edhe në 19 ose 21 pikë, varësisht prej rezultatit që Barcelona e arrin në përballjen me Eibar.

Sezonin e kaluar kishte një diferencë prej 17 pikëve, rekord që ishte barazuar me atë të vitit 1984/85, kur asokohe fitoret llogariteshin me vetëm dy pikë.

Nëse Barca sot shënon fitore, ata mund të shkojnë në 21 pikë, për të treguar se sa dominante ka qenë skuadra e Valverdes në La Liga.