​Shpërthim në Egjipt, 17 të plagosur

​Shpërthim në Egjipt, 17 të plagosur

Të paktën 17 persona, kryesisht turistë të huaj, u plagosën sot në një shpërthim të fuqishëm pranë një autobusi në Muzeun e ri egjiptian që po ndërtohet në zonën e piramidave të Gizës, raporton gazeta "National" nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sky News Arabia raporton se eksplozivi shpërtheu derisa autobusi kaloi pranë muzeut në Giza, rreth perimetrit të kryeqytetin egjiptian Kajro.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani. Reuters vë në dukje se nuk ka të dhëna për të vdekur, derisa një burim i agjencisë së sigurisë egjiptiane, tha se në mesin e qytetarëve të lënduar janë edhe shtetas të Afrikës së Jugut.

Njëri nga dëshmitarët, Mohamed el-Menduh i cili ishte në një makinë aty pranë, i tha Reuters se dëgjoi një "shpërthim të fuqishëm."