Çmimin e Madh te Francës e fiton Marc Marquez

Çmimin e Madh te Francës e fiton Marc Marquez

Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Francës dhe ngjitet në vendin e tretë të renditjes së përgjithshme për pilotë në Moto GP.

Spanjolli i Hondës e kaloi i pari vijën e fininishit në përfundim të një gare pak spektakolare, duke mbajtur pas vetes dy pilotët e Ducatit, Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci. Vendi i katërt shkoi për Jack Miller.

Një vend i pestë i mirë për Valentino Rossin, që u mbrojt mirë në një fundjavë të vështirë për të. 

Rrëzohet dhe detyrohet të tërhiqet Maverick Vinales. Mar Marquez me këtë sukses forcon pozitat në vendin e parë dhe e çon në 8 pikë më shumë diferencën me Dovizioson.