Conte te Juventusi? Ronaldo del kundër

Conte te Juventusi? Ronaldo del kundër

Nuk është vetëm Andrea Agnelli kundër rikthimit të Antonio Contes në krye të stolit të Juventusit, por edhe Cristiano Ronaldo.

E përditshmja italiane "La Repubblica" shkruan se yllit portugez nuk do t’i pëlqente rikthimit i strategut italian te Juventusit.

Kjo u vërejt dje gjatë konferencës përshëndetëse për shtyp të Massimiliano Allegrit, kur u pyet për Conten.

Ronaldo raportohet se e ka tundur kokën duke shfaqur një ngërdheshje kur erdhi kjo pyetje, duke e bërë kështu të ditur atë që mendon, transmeton albeu.

Juventusi është vënë në kërkim të një trajneri të ri, derisa është përmendur edhe Conte.