Edon Zhegrova fiton trofeun e parë me Baselin, Ajeti gjen golin

Edon Zhegrova fiton trofeun e parë me Baselin, Ajeti gjen golin

Basel e ka fituar Kupën e Zvicrës, pas fitores 2:1 ndaj Thun në ditën e sotme.

Edon Zhegrova bashkë me Taulant Xhakën dhe Albian Ajetin janë shqiptarët që u stolisën me medaljen e artë pas triumfit.

Ylli kosovar ishte në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes, megjithatë fitoi trofeun e parë me vetëm një minutë lojë të zhvilluar në përgjithësi, transmeton lajmi.net.

20-vjeçari është i huazuar nga Genku dhe pas kësaj ndeshje do të mësohet edhe e ardhmja e tij, nëse ekipi zviceran vendosë ta pagujë klauzolën e blerjes.

Ndërkohë, Ajeti luajti rol kyç në triumfin e Baselit, pasi shënoi gol në minutën e 23-të, ndërsa Frei dhjetë minuta para fundit dyfishoi epërsinë.

Sorgic më pas ngushtoi diferencën dhe vulosi rezultatin final 2:1.

Taulant Xhaka gjithashtu luajti 90 minuta.