Feronikeli – Prishtina, kështu mbyllet pjesa e parë

Feronikeli – Prishtina, kështu mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar 45 minutëshi i parë i super ndeshjes së sotme mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Pjesa e parë u karakterizua me shumë pak raste shënimi, pasi të dyja ekipet po tregohen jashtëzakonisht të kujdesshme.

Episodi i parë i ndeshjes nuk ishte rast për gol, por një moment tensioni mes futbollistëve në fushën e lojës. Arbër Prekazi rrëzoi Gauthier Mankendan, ndërsa Mario Morina shtyu Prekazin, i cili përfundoi në tokë, shkruan lajmi.net.

Gjyqtari Genc Nuza nuk shpërndau kartona në këtë rast. Rasti i vetëm i rrezikshëm në gjysmën e parë mbetet ai i Mendurim Hotit, i cili nuk e shfrytëzoi dot gabimin e portierit Visar Bekaj.

Kujtojmë se Feronikelit i konvenon edhe barazimi, pasi ka dy pikë më shumë se Prishtina, ndërsa këtyre të fundit i duhet vetëm fitorja.

Ndërkohë, garë interesant po zhvillohen edhe në luftën për ekzistencë, dhe më poshtë ua përcjellim të gjitha rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Ferizaj 0 – 1 Gjilani

Trepça ’89 3 – 0 KEK-u

Ballkani 1 – 0 Drita

Liria 1 – 1 Drenica

Flamurtari 3 – 1 Llapi