Rrahja e delegatëve të LDK-së, i pranishëm në ngjarje Avdullah Hoti

Rrahja e delegatëve të LDK-së, i pranishëm në ngjarje Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka qenë i pranishëm në përleshjen fizike që ka ndodhur në degën kryesore të kësaj partie në Mitrovicë, mëson Gazeta Express.

Nga përleshja që ka ndodhur në aktivitetin e LDK’së në Mitrovicë është lënduar edhe një polic. Rrahja ka ndodhur për shkak të tensioneve të krijuara ndërmjetpërkrahësëve të Safet Kamberit dhe Faton Pecit, në këtë degë.

I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë Avdullah Hoti, por i njejti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërsa, kandidatët për kryetar të Degës së LDK-së në këtë degë Safet Kamberi dhe Faton Peci kanë mohuar të kenë qenë në kohën sa ka ndodhur përleshja fizike.

Ndryshe, përleshje fizike janë zhvilluar edhe në degë tjera të LDK-së pasi kjo parti tash e një kohë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme. dryshe, përleshje fizike janë zhvilluar edhe në degë tjera të LDK-së pasi kjo parti tash e një kohë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme.