Bahtiri reagon për rrahjen në mes të aktivistëve të LDK-së

Bahtiri reagon për rrahjen në mes të aktivistëve të LDK-së

Në Mitrovicë sot ka pasur një përleshje në mes anëtarëve të LDK-së në një nëndegë në këtë qytet.

Në lidhje me këtë që ka ndodhur ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri. Me anë të një statusi në Facebook ai ka shprehur shqetësimin e tij për siq ka thënë “shembjen e diçkaje në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë”.

Postimi i Bahtirit:

Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t'i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.

Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune.

Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Përzemërsisht,

Agim Bahtiri


MË SHUME NGA Aktuale