Ushtria amerikane zhvillon ushtrime në Gjirin Persik

Ushtria amerikane zhvillon ushtrime në Gjirin Persik

Ushtria amerikane njoftoi sot se ka kryer një stërvitje në Detin Arab me një grup transportues avionësh të dërguar në Gjirin Persik për të kundërshtuar kërcënimin e supozuar nga Irani.

Marina ka shprehur gatishmërinë e SHBA-së për t'iu përgjigjur kërcënimeve, si dhe për të parandaluar konfliktet dhe për të ruajtur interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara.

Ushtrimet u kryen të premten dhe të shtunën, tha Marina.

Pas pohimeve se Irani është një kërcënim në rritje në Lindjen e Mesme, Uashingtoni dërgoi dy javë më parë në Gjirin Persik bombarduesit për të mbrojtur ushtarët amerikanë dhe interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në rajon.