Feronikeli kampion, mund Prishtinën në “finalen” e sezonit

Feronikeli kampion, mund Prishtinën në “finalen” e sezonit

Feronikeli është kampion i Kosovës në futboll, pasi që të dielën mundi Prishtinën, me rezultat 1-0, në ndeshjen “finale” të këtij sezoni në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

“Nikli” dhe kryeqytetasit u përballen në ndeshjen vendimtare të këtij sezoni, sfidë kjo që vendosi titullin e kampionit.

Sfida mes Feronikelit dhe Prishtinës është zhvilluar në pranin e mbi 3 mijë tifozëve, të cilët krijuan atmosferë të bukur sportive, edhe pse kjo ndeshje nuk prodhoi lojë çfarë është pritur nga këto dy skuadra për shkak të rëndësisë së madhe që kishte ky ballafaqim, raporton RTKlive.

Pjesa e parë u mbyll pa ndonjë raste të mirë, dhe më ndërprerje të shumta në terren.

Fraksioni i dytë, solli lojë më të mirë, derisa nikoqirët përmes Yll Hoxhës në minutën e 73-të gjetën rrugën e golit që në fund doli të jetë gol përcaktuese për fitoren e madhe të skuadrës së Feronikelit.

Nikli me 80 pikë të tubuara, është kampion i Kosovës, pesë më shumë së Prishtina.

Skuadra nga Drenasi do të përfaqësojë Kosovën në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Autor: RTKLive